Thiago Silva

Thiago Silva largohet nga Chelsea

23 Prill, 16:57
  • Share

Thiago Silva pritet të largohet nga Chelsea në fundin e sezonit. 39-vjeçari i ka komunikuar klubit se nuk e sheh vetën më në ekip dhe pas dy muajsh do dalë lojtar i lirë.

Sipas Fabrizio Romano vendimi është marrë nga palët dhe do zyrtarizohet ditët në vijim. Braziliani ka refuzuar rinovimin në janar, gjë që do e lidhte me klubin edhe për dy sezone të tjera, duke mbyllur karrierën në Premier League.

Tanimë mbrojtësi po mendon një rikthim në vendlindje me Fluminesen, ekip që ka luajtur nga 2006-09.

Silva prej katër vitesh është pjesë e Bluve dhe këtë sezon ka bërë 32 paraqitje, 29 prej të cilave titullar, duke shënuar edhe dy gola. Gjashtë ndeshje ka Silva për të luajtur me Chelsean deri në fundin e sezonit.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?