Theu urdhrin e mbrojtjes, arrestohet 51-vjeçari në Kuçovë që ushtronte dhunë psikologjike ndaj të atit

29 Qershor 2020, 09:31| Përditesimi: 29 Qershor 2020, 09:33

  • Share

Një 51-vjeçar banues në Kuçovë është arrestuar nga policia pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga gjykata për të atin.

Në 2019 gjykata vendosi urdhrin e mbrojtjes për 76-vjeçarin N. K, pasi djali i tij 51-vjeçar E.K kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Një vit më pas i biri është kapur në flagrancë duke shkelur urdhrin e mbrojtjes.

51-vjeçari tani do të përballet në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat me akuzën "Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës".

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?