Foto ilustruese

Theu masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, vihet në pranga 34-vjeçari në Elbasan

13 Gusht 2023, 15:21| Përditesimi: 13 Gusht 2023, 15:25

  • Share

Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Elbasan, pasi theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”, që i ishte caktuar për përfshirje në fushën e narkotikëve.

S. H., 34 vjeç, banues në lagjen "Partizani", u kap në lagjen "Kala", duke thyer kështu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Po ashtu, një tjetër ka rënë në prangat e bluve të Elbasanit, K. Z., 31 vjeç u arrestua, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë.

Ndërsa një 25-vjeçar me iniciale R. Ç., u vu nën hetim, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?