Foto ilustruese

Theu masën e sigurisë arrest në shtëpi, kapet duke vjedhur 45-vjeçari në Korçë

28 Janar, 12:27| Përditesimi: 28 Janar, 12:28

  • Share

Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia në Korçë, pasi ka thye rmasën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhe më pas është kapur duke vjedhur.

Sipas policisë, shtetasi K.Dh, 45 vjeç, banues në Korçë, nga hetimet dyshohet se më datë 22.01.2024, ka vjedhur në qendrën shëndetësore të fshatit Barmash, 2 pajisje. Gjithashtu, më datë 27.01.2024, ka tentuar të vjedhë në një banesë të pabanuar.

Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale pajisjet e vjedhura në qendrën shëndetësore.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?