Foto ilustruese

Theu masën e arrestit shtëpiak me qëllim që mos të kthehej në qeli, në pranga 42 vjeçari në Mat (EMRI)

22 Qershor 2023, 17:02| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 17:05

  • Share

Një 42 vjeçar në Mat është arrestuar nga policia pasi ishte arratisur nga banesa e tij pasi gjykata i ndryshoi masën e sigurisë nga ‘arrest shtëpiak’ në ‘arrest me burg’.

Në pranga ka rënë Armando Gjonaj i akuzohet për kultivimin e 1100 rrënjë kanabisi. 42 vjeçari në mars të këtij viti ishte arratisur nga banesa e tij ku po vuante dënimin e ‘arrestit shtëpiak’.

I arrestuari, në bashkëpunim me disa persona të tjerë të arrestuar më parë nga Policia, është bashkautor i disa rasteve të kultivimit të bimëve narkotike të konstatuar dhe asgjësuar nga Policia në vitin 2019, në rrethin Mat.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?