Foto ilustruese

Theu masën e ‘arrestit në shtëpi’, të caktuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike! Prangoset 51-vjeçari në Elbasan

23 Tetor 2023, 12:13| Përditesimi: 23 Tetor 2023, 12:14

  • Share

Një 51-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Elbasan, pasi theu masën e sigurie "Arrest në shtëpi" të caktuar nga gjykata për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë U. P., 51 vjeç, banues në Elbasan.

“51-vjeçari kishte dalë nga banesa e tij në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila i kishte caktuar atij, masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim”, njofton policia.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?