Foto ilustruese

Theu masën e ‘arrestit në shtëpi’, të caktuar për dhunë në familje! Prangoset 44-vjeçari në Durrës

2 Nëntor 2023, 14:32| Përditesimi: 2 Nëntor 2023, 14:33

  • Share

Një 44-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Durrës, pasi theu masën e sigurie "Arrest në shtëpi" të caktuar nga gjykata për dhunë në familje.

“Specialistët të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., 44 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, nuk është gjetur në banesë, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për dhunë në familje”, njofton policia.

Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë F. K., 22 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde narkotike kokainë dhe një fishek luftarak.

Ndërsa një 56-vjeçar me iniciale D. S., u arrestua, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?