Foto ilustruese

Theu masën e ‘arrestit në shtëpi’, prangoset 47-vjeçari në Korçë! Dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të re

15 Shtator 2023, 12:42| Përditesimi: 15 Shtator 2023, 12:44

  • Share

Një 47-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi ka thyer masën e ‘arrestit në shtëpi’ që i ishte caktuar nga Gjykata dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 27-vjeçare, afër banesës së saj.

Bëhet fjalë për 47-vjeçarin me iniciale N. N nga Pogradeci, i cili u ndaluan me iniciativë nga uniformat blu, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” që i kishte caktuar Gjykata dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 27-vjeçare, afër banesës së saj.

Po ashtu, ditën e sotme Policisë Korçë ka vënë në pranga një 62-vjeçar me iniciale P. F., pasi në lagjen nr. 9, Korçë, dyshohet se ka vjedhur pasqyrën e një automjeti tip “Opel”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?