Theu masën e ‘arrestit në shtëpi’, prangoset 37-vjeçari në Tiranë! Në banesë i gjendet pistoletë, municion luftarak dhe kokainë

30 Gusht 2023, 09:34| Përditesimi: 30 Gusht 2023, 09:50

  • Share

Marlen Gutici është prangosur nga policia e Tiranës pasi ka thyer masën e ‘arrestit shtëpiak’, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve.   

37-vjeçari është ndaluar nga shërbimet e Policisë, në rrugën "Foto Xhavella", dhe gjatë kontrollit fizik, i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Pas verifikimeve ka rezultuar se Marlen Gutici kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale “Podhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me lëndën narkotike kokainë dhe një peshore elektronike.  

37-vjeçari rezulton një person me precedent të theksuar penal. Në 2012 Marlen Gutici u kap me 17 kg kanabis në Vlorë. Po ashtu edhe në 2020 Marlen Gutici ka tentuar që t’i vendosë një sasi tritoli shtetasit  Adhurim Demiri, po në Vlorë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?