Foto ilustruese

Theu masën e ‘arrestit në shtëpi’, prangoset 26-vjeçari në Gjirokastër! Një vit më parë u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm

14 Shtator 2023, 10:15| Përditesimi: 14 Shtator 2023, 10:22

  • Share

Një 26-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi ka thyer masën e ‘arrestit në shtëpi’ që i ishte caktuar nga Gjykata e Gjirokastrës, për transport të emigrantëve të paligjshëm.

Në pranga ka rënë S. S., 26 vjeç.

I riu u ndalua nga shërbimet e Policisë Gjirokastër, jashtë banesës së tij në Tepelenë, ndërkohë që ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata e Gjirokastrës, për një rast të goditur më datë 10 mars 2022.

Mbi 26-vjeçarin rëndojnë akuzat e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?