Foto ilustruese

Theu masën e arrestit në shtëpi, arrestohet 29-vjeçari në Korçë

2 Shkurt, 13:43| Përditesimi: 2 Shkurt, 13:44

  • Share

KORÇË- Një 29-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi ka thyer masën e arrestit në shtëpi.

29-vjeçari ka dalë nga shtëpia në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet me vete një thikë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?