Theu derën, mori bizhuteri dhe laptopë, kapet hajduti sirian në Durrës

17 Shkurt 2020, 08:55| Përditesimi: 17 Shkurt 2020, 08:58

  • Share

DURRËS-Një i ri sirian është arrestuar për vjedhje. 29-vjeçari me inicialet O.M. është kapur nga policia pasi në datë 11 shkurt në lagjen Nr. 17 dyshohet se ka vjedhur në banesën e personit me inicialet J. Gj. dy laptopë dhe një sasi bizhuterish, si edhe ka tentuar të vjedhë në banesën e një tjetër personi me inicialet B. T. ku pasi ka thyer derën e banesës është larguar.

Në qytetin bregdetar janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, F. A. 25 vjeç, sepse gjatë kontrollit fizik në lagjen Nr. 13, Plazhi iu gjet dhe sekuestrua një sasi 10.5 gr marijuanë dhe F. Sh. 36 vjeç, banues po në Durrës, pasi pas një përplasjeje me një mjet tip "BMW", është kapur duke drejtuar mjetin tip "Renault" në gjendje të dehur.

Komento

Komente

  • Kafsha: 17/02/2020 09:32

    Edhe keta na duhen tani sidomos me ligjin e ri qe do mbushet vendi me “puntorë” siriane!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?