Dozat e kokainës të sekuestruara

Theu arrestin shtëpiak për të shitur kokainë, arrestohet 28 vjeçari në Tiranë! Vendoste edhe baste të paligjshme nëpërmjet telefonit

8 Nëntor 2023, 13:38| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 13:41

  • Share

Një 28 vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” që gjykata ia kishte caktuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

I riu E.D kishte dalë jashtë shtëpisë dhe gjatë kontrollit të bërë nga policia, iu gjet kokainë e ndarë në doza gati për t’u shitur. Gjithashtu, mësohet se 28 vjeçari vinte baste të paligjshme nëpërmjet telefonit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?