Theu ‘arrestin e shtëpisë’ për të shitur kanabis pranë shkollës 9 vjeçare në Kukës, arrestohet 33 vjeçari (EMRI)

7 Nëntor 2023, 11:55| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 12:25

  • Share

Një 33 vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit pasi është kapur në duke shitur kanabis pranë një shkolle 9 vjeçare. Në pranga ka rënë Fidan Memishaj i cili gjithashtu kishte thyer arrestin e shtëpisë që i ishte caktuar nga gjykata për ndihmën e dhënë për kalimin e emigrantëve të paligjshëm.

Gjatë kontrollit, 33-vjeçarit iu gjetën një sasi kanabisi, pajisje për ndarjen e saj në doza, një armë e ftohtë (thikë) dhe 2 celularë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.   

 

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?