Foto ilustruese

Theu ‘arrestin e shtëpisë’ dhe kreu 4 vjedhje, në pranga 39-vjeçari në Sarandë! Zhvati bizhuteri, para e sende me vlerë nga banesa e dyqane

20 Dhjetor 2022, 14:30| Përditesimi: 20 Dhjetor 2022, 14:32

  • Share

SARANDË- Një 39-vjeçar është vënë në pranga pasi theu masën ‘arrest shtëpie’ dhe kreu 4 vjedhje të tjera në Sarandë.

Bëhet fjalë për Andon Qurkun, banues në Sarandë u cili gjatë këtij muaji vodhi disa bizhuteri me vlerë në një banesë, sende me vlerë, shumë parash në një dyqan dhe orendi shtëpiake në një tjetër banesë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se Andon Qurku ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata, për veprën penale "Vjedhja".    

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 39-vjeçari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?