Ndërtimet pa leje në Theth

Po ndërtonin 5 objekte pa leje në Theth, vihet në hetim 74-vjeçari, shpallet në kërkim i riu

4 Maj, 11:30| Përditesimi: 4 Maj, 11:53

  • Share

Dy raste të paligjshme ndërtimesh janë zbuluar nga policia në zonën e Thethit, të cilat do të përdoreshin për qëllime turistike. Ndaj një shtetasi ka nisur hetimi, ndërsa po vijon puna për kapjen e një tjetri.

Të dy ata po ndërtonin 5 objekte për qëllime turistike. Këto raste u zbuluan falë kontrolleve të vijueshme të policisë për zbulimin apo parandalimin e rasteve të ndërtimeve të paligjshme.

'Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. H., 74 vjeç banues në fshatin Theth, dhe u shpall në kërkim shtetasi S. M., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Në Theth, 74-vjeçari, kryente punime për ndërtimin e 2 objekteve prej druri, ndërsa 25-vjeçari, kryente punime për ndërtimin e 3 objekteve. 5 objektet do të përdoreshin për qëllime turistike.', thuhet në njoftimin e policisë.

Në vijim të hetimeve filloi hetimi në gjendje të lirë për Gj.H., 74 vjeç banues në Theth dhe po punohet për kapjen e S.M., 25 vjeç, banues në Tiranë.   

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/05/2024 04:01

    Mund te jene prej druri,por jane pa leje dhe jane 5 e neser ato behen 50 e pasneser 500 e keshtu gradualisht Thethi behet shemtire sic eshte bere Tirana,Durresi,etj.

    Përgjigju
  • luli: 04/05/2024 13:42

    Objekte druri nuk krijojnë asnje dem ekosistemit , apo skeni bythe te kapeni me ata te betonit...

    Përgjigju
  • Turizmi patriotik: 04/05/2024 13:14

    Ne Theth 95% e hotele dhe guesthouse jane ndertime pa leje dhe madje te ndertuara me themel e me beton. Keta 2 fakira qe po ndertojne me dru u kapen me ndertim pa leje. Hajde polici e shkathta polici

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?