Escobar dhe Gjuriç ngrejnë dolli

Themelohet këshilli amerikano-serb i biznesit, Escobar dhe Gjuriç ngrejnë dolli! Zyrtari serb: Do thellojë bashkëpunimin mes SHBA dhe Serbisë

16 Qershor 2023, 09:42| Përditesimi: 16 Qershor 2023, 09:45

  • Share

Pavarësisht tensioneve të fundit në veri të Kosovës, Serbia duket se po përfiton nga situata e krijuar për të marrë sa më shumë përfitime nga pozicioni aktual që ka.

Së fundmi është themeluar këshilli amerikano-serb i biznesit. Në ceremoninë e themelimit, ka qenë i pranishëm edhe Gabriel Escobar emisar i SHBA-ve dhe Christopher Hill ambasadori amerikan në Beograd.

Sa i takon këtij zhvillimi, Marko Gjuriç ambasadori serb në SHBA i cili ka publikuar foto nga ceremonia ka shkruar se platforma do të shërbejë për rritjen e bashkëpunimit mes Amerikës dhe Serbisë.

“Me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Serbisë dhe ASBC për rritjen e bashkëpunimit dypalësh ekonomik dhe biznesor, ne u dakorduam të promovojmë së bashku një kuptim më të madh të praktikave dhe mundësive të biznesit dhe ekonomike në dispozicion të audiencës në Serbi dhe ShBA” – shkruan Gjuriç.

 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/06/2023 04:15

    Ironike! Gjeten kohen dhe vendin.Mire ambasadori,prania e te cilit ne kete rast eshte e kuptueshme,po Escobar perse duhet te ishte aty?! A nuk perfaqeson gjithe Ballkanin dhe prania e tij ne kete takim i kalon kompetencat e tij?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?