Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta

Thellohen problemet për Laportan, ky lojtar refuzon të largohet nga Barcelona

11 Mars, 21:50| Përditesimi: 11 Mars, 22:02

  • Share

Mbrojtësi spanjoll Inigo Martinez mbetet i vendosur në angazhimin e tij ndaj Barcelonës, duke hedhur poshtë spekulimet që e kanë lidhur atë me një largim të mundshëm nga Barcelona gjatë verës së ardhshme.

Mundo Deportivo shkruan se mbrojtësi 32-vjeçar me përvojë dëshiron të zgjasë qëndrimin e tij në klubin katalanas, pavarësisht zërave të fundit që flasin për një largim të tij.

Që nga ardhja e tij nga Athletic Bilbao verën e kaluar, lojtari është përballur me ulje-ngritje në performancën e tij për shkak të problemeve fizike. Megjithatë, ai ka arritur t’i kapërcejë ato vështirësi për t’u vendosur si një pjesë kyçe në mbrojtjen e Barcelonës.

Klubi katalanas i drejtuar nga Joan Laporta përballet me shqetësime në lidhje me regjistrimin e tij dhe pajtueshmërinë me Fair-Play Financiar, gjë që mund të çojë në nevojën për të shitur lojtarë për të balancuar rezervat. Edhe pse Martinez dëshiron të mbetet me ekipin, e ardhmja e tij mund të varet nga vendimet që merr bordi për të zgjidhur situatën financiare të klubit.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?