'The Guardian' sugjeron Shqipërinë mes 10 shteteve ku mund të kaloni pushime me shpirt aventurier

18 Mars, 09:48| Përditesimi: 18 Mars, 15:55

  • Share

Gazeta prestigjioze britanike  ‘the Guardian’ rendit Shqipërinë si një ndër 10 vendet ku britanikët dhe jo vetëm mund të kalojnë pushime me shpirt aventurier.

Në hartën e udhëtimeve aventureske është përfshirë dhe një udhëtim me kalë nga shtigjet e lashta malore në qytetin e gurtë të Gjirokastrës, i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Turistët mund të eksplorojnë luginat, pyjet, fshatrat, kështjella të rrënuara dhe manastire byzantine. Netët kalohen në shtëpi të thjeshta duke gatuar dhe ngrënë me familjet vendase.

Shqipëria renditet mes pushimeve aventureske në Portugali, Itali, Kroaci, Suedi, Spanjë, Norvegji, Poloni, Francë e Finlandë.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?