The Guardian: Bunk’Art, çmenduria
e diktaturës e kthyer në muze e art 

25 Qershor 2016, 14:50| Përditesimi:

  • Share
The Guardian i ka kushtuar një shkrim të veçantë Bunk’Art-it, duke theksuar kthimin në vende turistike të çmendurive të diktaturës komuniste që mbajti Shqipërinë të izoluar për gati 50 vite.

Bunkeri i hapur për publikun hedh dritë mbi historinë e komunizimit të egër të Enver Hoxhës. Prestigjozja 'The Guardian' shkruan se nëse vendosni të shkoni në Shqipëri ju do të merrni një ide të asaj çfarë shqiptarët kanë jetuar në 50 vite komunizëm.

Bunkerët ishin ndërtuar nga Hoxha për t’i bërë ballë pushtuesit. Kuratori i Bunk’Art, Carlo Bollino në një intervistë për 'The Guardian' shprehet: ‘’Ne shpresojmë të ndihmojmë shqiptarët të pajtohen me historinë dhe të kaluarën e tyre’’. Nuk mund të ketë ndërgjegjësim të së tashmes, dhe besim në të ardhmen pa e njohur tokën ku janë rrënjët e tua.’’

Bunk’Art u ndërtua në periferi të Tiranës për të strehuar Hoxhën dhe miqtë e tij në rast sulmi. Tashmë hyrja për ta vizituar si muze, kushton vetëm 300 lekë ose 1.7 paund.

Disa nga dhomat e Bunk’Art janë përdorur për të treguar historinë e diktatorit përmes fotografive, objekteve dhe dokumenteve. Në zemër të bunkerit është një sallë e Kuvendit, e projektuar për qeverinë e Hoxhës, por që tani përdoret për koncerte të xhazit.

xhaz

Bunk’Art shumë shpejt do t’i bashkohet pikave të tjera ‘’sekrete’’ të cilat do të jenë të hapura për turistët. Mes tyre është edhe 'Shtëpia e Gjetheve' një vilë e fshehur nga pemët, e cila ndodhet në qendër të Tiranës. Ajo ka qenë strehë e përdorur nga policia sekrete gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës dhe do të hapet vitin tjetër. 

bunk

The Guardian e mbyll shkrimin e saj sërish me bunkerët që ndodhen në Sheshin 'Skëndërbej', ku këto konstruksione lidhen me ministritë që ndodhen në shesh.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?