Banjat termale të Bënjës në Përmet

'The Guardian': Banjat e Bënjës mes nëntë ujërave termale më tërheqëse natyrore në Evropë

18 Nëntor 2023, 16:08| Përditesimi: 18 Nëntor 2023, 16:18

  • Share

Shqipëria është e bekuar me të gjitha thesaret që natyra mund të ofrojë. Banjat termale të Bënjës në Përmet konsiderohen si më të mirat në Evropë. Ato janë renditur mes nëntë ujërave termale më tërheqëse natyrore në Evropë, në një artikull nga e përditshmja britanike “The Guardian”.

 Burimet e ujërave termale të Bënjës, apo sic quhen ndryshe Banjat e Bënjës, gjenden 14 kilometra larg qytetit jugor të Përmetit në komunën Petran, vetëm 3 kilometra larg nga vendi ku lumi Vjosa bashkohet me përroin e Lëngaricës. E veçanta e tyre është se këto janë burime të hapura në natyrë. Temperatura e këtyre ujërave është, 26 -¬ 32°C.

Pafundësia e kaltër, Shqipëria

"Banjat termale të Bënjës në jug të Shqipërisë janë një perlë e vërtetë. Ujërat termale të Bënjës, te cilat njihen si Banjat Termale të Bënjës ndodhen 14 km larg qytetit te Përmetit.Banjat termale ndodhen pranë lumit Langaricë, një degë e lumit të Vjosës, një nga lumenjtë e fundit me rrjedhje të lirë të Evropës. Vizitorët mund ta kalojnë ditën duke u zhytur në burimet natyrore dhe duke u mbuluar me baltën e pasur me squfur, e cila thuhet se ka veti terapeutike. Gjithashtu, vizitorët mund të shijojnë madhështinë e luginës, urën e saj të lashtë prej guri dhe pafundësinë e kaltërt të qiellit shqiptar", shkruan "The Guardian".

Media britanike “The Guardian” ka publikuar nëntë burimet termale më të bukura natyrore në disa vende të botës:

Ujërat termale të Bënjës, Shqipëri

Ujërat termale në Edipsos, Greqi

Ujërat termale në liqenin Garda, Itali

Ujërat termale në “Salt and Ember”, Irlandë

Ujërat termale “Széchenyi”, Budapest

Ujërat termale në plazhin Porth Tyn Tyëyn

Ujërat termale në “Caldea spa”, Andorra

Ujërat termale në “Moseltherme”, në Traben-Trarbach, Gjermani

Ujërat termale në “Cieplice Śląskie-Zdrój”, Poloni.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?