‘The Grandfather Brothers’ tek ‘Agimi’! 100-vjetori i Sulejman Pitarkës në Arkiv! Artan Imami dhe Luli Bitri, komedi franceze në Komunën e Parisit!

16 Shkurt, 12:49| Përditesimi: 16 Shkurt, 12:56

  • Share

“The Grandfather Brothers”  performojnë sot në orën 20.00  në Qendrën e Artit "Agimi" në Tiranë një koncert me muzikë live blues & funky në të cilën gërshetohen tingujt e folkut Ballkans, të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore.

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së aktorit e dramaturgut Sulejman Pitarka shfaqet sot në orën 11.00 në Arkivin e Filmit produksioni i vitit 1978, "Pas gjurmëve" me regji të Xahnfise Kekos. Hyrja është e lirë për publikun.

Muzikali "Broadway night" me regji të Donald Shehut dhe nën drejtimin artistik të Linda Kazanit vijon edhe sot në orën 19.00 në qendrën kulturore pranë Katedrales Ortodokse.

Shfaqet sot në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar drama "Testamenti" me autor e regjisor Leka Bungon dhe interpretim të aktorit të njohur Viktor Zhusti.

Qëndron e hapur deri në 27 shkurt në galerinë “Fab” në Tiranë ekspozita personale "Gjilpëra" e artistes Artemisa Çullhaj me kurim të Najada Hamzajt.

Historia e pinguinit Pip-Pip që mposht frikën e tij ndaj ujit, është një fabul inkurajuese. E shkruar nga Valentina Myteveli dhe me regji e koreografi të Semela Skënderasit vogëlushët mund ta shikojnë sot deri të dielën në orën 10.30 në Teatrin Eksperimental.

Ekspozita “Introspeksion – Arsye për të qenë stoik përballë dhunës” e Toni Milaqi qëndronë e hapur në  “Galeria e Artit” Tiranë deri në 5 mars, ku artisti mban sot në orën 18.00 një bisedë për dashamirësit e artit pamor.

Komedia franceze "Nuk duhet ta thoshe" vendoset sot në orën 19,00 në sallat kulturore pranë Komunës së Parisit. Shfaqja vjen me regji të Artan Imamit, që shoqërohet në skenë nga aktorja Luli Bitri.

Promovohet sot në orën 18.00 në Qendrën Rinore "Arka" në Shkodër libri me  poezi "Mendime djaloshare" e poetit Orjon Rroji.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?