‘The Economist’: Shqipëria renditet e 39-a ndër 195 vende të botës për sigurinë shëndetësore

13 Shkurt 2020, 11:40| Përditesimi: 13 Shkurt 2020, 11:43

  • Share

Shqipëria renditet në vendin e 39 për sigurinë shëndetësore, ndër 195 vende të vlerësuara. Studimi është kryer nga Indeksi Global i Sigurisë Shëndetësore ndërsa është publikuar edhe nga media prestigjoze "The Economist".

Në raport shihet se Shqipëria ka lënë pas Turqinë si dhe vendet e rajonit si Serbia. Indeksi Global i Sigurisë Shëndetësore mat tregues të tillë si fuqia parandaluese ndaj patogjeneve, zbulimi i hershëm dhe raportimi i epidemive , reagim i shpejtë ndaj përhapjes së një epidemie, zbulimi i hershëm dhe raportimi i epidemive, reagim i shpejtë ndaj përhapjes së një epidemie, sistemi shëndetësor adekaur për të trajtuar të sëmurët, pajtimi me normat ndërkombëtare, rreziku i përgjithshëm ndaj kërcënimeve biologjike.

Sa i takon specifikave si zbulimi i hershëm dhe raportimi i epidemive Shqipëria është renditur në vendin e 25 duke lënë pas vende si Austria Kroacia, etj.

Të dhënat janë mbledhur The Economist Intelligence Unit, botimi më prestigjoz sot në botë në analizën e politikave globale në fusha të ndryshme. Indeksi Global i Sigurisë Shëndetësore (GHS) është një studim i cili vlerëson dhe krahason sigurinë shëndetësore në 195 vende të botës. Ky Index I realizuar në vitin 2019 nga Nisma ndaj Kërcënimeve Bërthamore, Qendra për Sigurinë Shëndetësore, Shkolla e Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg si dhe The Econiomist.

Komento

Komente

  • Miti: 13/02/2020 12:49

    Nese nuk vjedhin asnje qindarke, le ta dyfishojne po deshen. Por problemi nuk eshte te rroga. Karten bankare ku marrin rrogen shumica e tyre as qe e perdorin por ja japin femijeve per leke xhepi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?