Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Thaçi thirrje shqiptarëve të Malit të Zi: Merrni pjesë masivisht në zgjedhje

26 Gusht 2020, 12:12| Përditesimi: 26 Gusht 2020, 12:19

  • Share

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka bërë apel shqiptarëve të Malit të Zi të dalin masivisht në zgjedhjet e së dielës. Me anë të një postimi në “Facebook”,  Thaçi shkruan se duhet ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të forcuar stabilitetin, paqen dhe sigurinë në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Shqiptarët në Mal të Zi duhet të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e së dielës. Ato përbëjnë një momentum tejet të rëndësishëm për vazhdimin e forcimit të orientimit euroatlantik të shtetit tonë mik.

U bëj thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur dhe forcuar stabilitetin politik, paqen dhe sigurinë në tërë Ballkanin Perëndimor”, shkruan presidenti.

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi do të zhvillohen të dielën e 30 gushtit, ku pesë parti shqiptare do të garojnë në një koalicion të përbashkët.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?