Thaçi: Marrëveshja i dha fund pretendimeve për ndarje të kosovës

7 Shtator 2020, 12:59| Përditesimi: 7 Shtator 2020, 13:05

  • Share

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një konference live për median e ka vlerësuar marrëveshjen Kosovë - Serbi në Shtëpinë e Bardhë dhe ka theksuar se që të arrihet njohja e ndërsjellët, duhet mbështetje ndërkombëtare, të cilën e ofron Uashingtoni. Thaci gjithashtu nuk ka hezituar të shpreh me tonat më të larta mirënjohjen ndaj SHBA

”Mirënjohjen më të thellë për SHBA, që gjithmonë na kanë qëndruar pranë dhe na kanë përkrahur në çdo hap tonin për liri dhe demokraci. Duke nisur nga Bushi i vjetër që ka tërhequr vijën e kuqe me Serbinë për Kosovën, me Klinton që hoqi bombardimet e NATO-s për çliruar Kosovën; me Bushin e Ri për pavarësinë; me Obamën e përkushtuar dhe Trump që përkrahu themelimin e ushtrisë së Kosovës, dhe tani fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës.

Thaci u shpreh i lumtur dhe krenar për përpjekjet, punën e përbashkët me administratën e Trump dhe përkushtimin personal të të dërguarit special Grenell. 

“Gjatë këtij procesi jo të lehtë, në fakt shumë të vështirë, hasem në akuza, pengesa, konspiracione të shumta nga shumë anë. Me formalizimin e kësaj marrëveshjeje në Shtëpinë e Bardhë të gjitha këto u treguan të rrejshme, të paqëndrueshme dhe paragjykuese”.

Thaçi tha se sikur skena politike kosovare të ishte e unifikuar kjo marrëveshje do të ndodhte dy-tri vite më parë, duke shtuar se të premten në Shtëpinë e Bardhë nuk pati thika, harta e as ndarje të Kosovës, por fuqizim ndërkombëtar të shtetit tonë.

‘U pa se nuk ka pasur thika në Shtëpinë e Bardhë, nuk ka pasur as harta dhe ndarje të Kosovës. Por ka respektim të shtetit të Kosovës dhe fuqizim ndërkombëtar të shtetit tonë’.

Ai tha se ndër prioritetet e Kosovës mbetet nevoja për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur dhe kthimi individual i të zhvendosurve në shtëpitë dhe pronat e tyre. Ndërkohë përsa i përket njohjes reciproke me Izraelin dhe hapjen e ambasadës kosvare në Jeruzalem, Thaci u shpreh se ai është në kontakt të vazhdueshëm me Presidentin turk dhe u shpreh i bindur se kjo nuk do të prishë marrëdhëniet mes dy palëve.

 “Unë jam në kontakt me presidentin Erdogan. Kam diskutuar me telefon dhe kjo njohje nuk do ta cenojë në asnjë rrethanë partneritetin strategjik, miqësor e vëllazëror me Turqinë. Tani do të kemi aleat edhe më të mëdhenj dhe më të fuqizim në rrafshin e fuqizimit global të shtetit të Kosovës”, tha ai.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?