Ish-presidenti Hashim Thaçi

Kosova & Rajoni

Thaçi kërkon që të ndërroj avokat në Hagë, zgjedh njeriun që mbrojti ish-gjeneralin kroat

21 Maj 2021, 18:44| Përditesimi: 21 Maj 2021, 18:47

  • Share

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paraqitur një kërkesë përpara gjyqtarit të Procedurës Paraprake për të zëvendësuar avokatin mbrojtës.

Thaçi në vend të David Hooper ka kërkuar avokatin Gregory W. Kehoe. Avokati Kehoe ka mbrojtur ish-gjeneralin kroat Ante Gotovinën.

Kërkesa drejt gjyqtarit të procedurës paraprake nga Thaçi ishte dërguar më 18 maj, ndërsa në të njejtën ditë Hooper kishte kërkuar që të aprovohet largimi i tij nga pozita e avokatit kryesor të Hashim Thaçit.

Kehoe ka konfirmuar se i është kërkuar një shërbim i tillë dhe se do ta pranojë të zëvendësojë Hooperin.

“Z. Kehoe konfirmoi për Zyrën e Mbrojtjes se ai ishte thirrur me një kërkesë për të përfaqësuar Z. Thaҫi dhe se ai do të pranonte emërimin. Z. Kehoe pranohet në Listën e Këshilltarit Specialist në përputhje me Seksionin 7 të Direktivës për Avokatin”, thuhet në dokument.

Dokumenti i konfirmimit të avokatit

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?