Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi

Thaçi e Vesili u lanë në paraburgim, gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë vijon më 10 maj

21 Prill 2023, 20:22| Përditesimi: 21 Prill 2023, 20:24

  • Share

Pas lënies në paraburgim të ish krerëve të UÇK-së, Thaçi e Veseli, gjyqi do të vijojë më 10 maj.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të vazhdojë më 10 maj me paraqitjen e provave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Të hënën e kësaj jave, trupi Gjykues la në fuqi paraburgimin për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Sipas gjykatës, vazhdon rreziku që ish-presidenti dhe ish-kryeparlamentari i Kosovës të pengojnë ecurinë e procesit gjyqësor.

Në informimin javor të gjykatës është theksuar nevoja që gjykimi të përfundojë sa më parë që është e mundur.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve. Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?