VIDEO/ Tha se nuk do shkelte në PD sa kohë të ishte Alibeaj apo ata që e drejtojnë nga mbrapa, deputeti Sula shkon te Berisha

17 Maj 2023, 15:37| Përditesimi: 17 Maj 2023, 15:40

  • Share

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka mbërritur këtë pasdite në selinë blu ku qëndron Sali Berisha me mbështetësit e tij. Në pamje duket se hyn brenda selisë ndërsa mbështetjen e tregoi edhe gjatë fushatës kur dilte në krah të kandidatëve të dyshes Berisha-Meta.

Duket se Sula heq dorë përfundimisht nga Alibeaj, për të cilin nuk ka kursyer komentet më parë dhe thoshte se nuk do të kthehej në PD sa kohë që aty të ishte kryetari i komanduar dhe të gjithë ata që e drejtojnë.

Edhe fushatën e Alibeajt e cilësoi të turpshme ndaj duket se heq dorë përfundimisht nga kryetari i komanduar i PD për t’u bërë pjesë e Berishës.

A.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/05/2023 04:03

    D.Sula po sillet si ata tradhetaret qe shkuan delegacion te Victor Emanueli,vetem /kurora/ e PD i mungon ne duar qe t'ja jape Sales.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?