Tha se ishte ankuar te Biden për Kim, Bardhi ironi për Berishën 'Non Grata': Kërkesën ia ke dërguar me korrier diplomatik, me fax apo me e-mail?

14 Maj 2022, 20:59| Përditesimi: 14 Maj 2022, 21:14

  • Share

TIRANË- Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i ka kthyer përgjigje Sali Berishës, lidhur me deklaratën që ai bëri nga takimi në Fier se i është ankuar presidentit Amerikan Joe Biden, se ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim po ndërhyn në procese gjyqësore. Reagimi i tij është me nota ironike teksa e pyet se si e ka bërë këtë "ankesë", nisur nga fakti që ai është 'Non Grata' në SHBA.

"Më shumë për kuriozitet: Kërkesë-ankesën Presidentit Biden ia ka dërguar me korrier diplomatik, me fax apo me e-mail", shkruan Bardhi.

Ky reagim vjen pas deklaratës së ish-kryeministrit se Yuri Kim po ndërhyn në procese gjyqësore në Shqipëri, referuar çështjes në Apel të statutit të PD-së dhe se për këtë i ka kërkuar publikisht SHBA-së dhe vetë presidentit amerikan Joe Biden që ta ndalte.

Në PD situata paraqitet e tensionuar, ku palët me zgjedhjet për kreun e partisë kanë ashpërsuar tonet mes njëri-tjetrin.

Postimi i Gazment Bardhit në Twitter

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 15/05/2022 00:42

    BRAVO BARDHI,,,,VETEM TI I JEP HAKUN KETYRE MASKARENJVE SI SALIU ME KOMPANI QE KANE SHIRE NE KURRIZ TE DEMOKRATEVE....

    Përgjigju
  • Loni: 14/05/2022 22:48

    Gazi eshte nder juristet me te mire te PD. Eshte djale me vlera dhe njeri i ndershem.

    Përgjigju
  • Miri: 14/05/2022 22:08

    Po ik ore Gazi dhe gjej shoket. Akoma se ke kuptuar se cfare keni qene? Bej ndonje pune tani ne parlament me mazhorancen duke u dhene voten, se pas 3 vjetesh do harrohesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?