Mitsotakis dhe Kurti

Tha se Greqia do të njohë Kosovën, Athina përgenjështron Kurtin: Qëndrimi ynë s’ka ndryshuar

11 Shtator 2023, 14:02| Përditesimi: 11 Shtator 2023, 14:54

  • Share

Athina zyrtare ka mohuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti i cili tha pak ditë më parë se Greqia është afër njohjes së pavarësisë.

“Qëndrimi grek ka mbetur i pandryshuar”, tha një zyrtar i Qeverisë së Athinës i pyetur nga EURACTIV.

Në një intervistë për televizionin polak “TVP World” më 8 shtator Kurti tha se Greqia mund ta njohë shpejt pavarësinë e Kosovës, duke marrë kryesimin në mesin e pesë vendeve anëtare të BE-së që nuk e njohin atë.

Greqia ka një Zyrë Ndërlidhëse të akredituar nga UNMIK-u në Prishtinë, ndërsa Athina ka një Zyrë për Çështje Ekonomike dhe Tregtare të Kosovës.

Në vitin 2021, ajo u ngrit në Zyrë të Interesit, dhe përderisa nuk mund të mbajë flamurin e Kosovës jashtë, mund të lëshojë viza. Athina njeh gjithashtu pasaportat e lëshuara nga Kosova.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 11/09/2023 18:22

    Keta jan kujshite tan, rreziku i shqiptarve si punoje per grekun

    Përgjigju
  • sokrat: 11/09/2023 17:03

    Aleatja me e ngushte e Serbise do te njohi Kosoven,keshtu thote gomari Kurti.

    Përgjigju
    • e drejta: 12/09/2023 09:23

      FIKS FARE

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?