Tha se do të ikte në shtëpinë e Fifit pas daljes nga BB, kush është personi i rëndësishëm që prishi planet e Monika Lubonjës

15 Shkurt 2022, 22:42| Përditesimi: 15 Shkurt 2022, 22:43

  • Share

Monika Lubonja i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në Big Brother, vetëm një javë nga finalja e madhe. Gjatë qëndrimit në shtëpi, Monika u lidh së tepërmi me Fifin, një tjetër ish-banore.

Aktorja dhe këngëtarja kalonin shumë kohë së bashku dhe në një moment Monika tha se pasi të dalë nga shtëpia,personi i parë që do të takoj do të jetë pikërisht Fifi. Por duket se aktorja s’e ka mbajtur këtë premtim.

 “Nuk arrita dot, nuk mund të gënjej. Fifi kishte ardhur të më merrte. Emocion i pafund, kemi bërë pak bisedë. Por kur kam parë Tean që kishte ardhur nga Gjermania, u habita kur e pash se mendova mos kishte ndodhur diçka shumë e madhe. Edhe mu desh të flija me të. Plus që mamaja ime kishte katër muaj pa më parë dhe ishte e rënduar nga ana emocionale”, u shpreh ndër të tjera Monika.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?