Gordana Siljanovska-Davkova

Tha Maqedoni pa ‘e Veriut’, presidentja Davkova: Mendimi i lirë nuk bie ndesh me Kushtetutën

14 Qershor, 18:51| Përditesimi: 14 Qershor, 18:53

  • Share

Ceremonia e betimit të Gordana Siljanovska-Davkova si presidente e Maqedonisë së Veriut, pak kohë më parë, shkaktoi shumë polemika të shumta, pasi kjo e fundit e tha emrin e vendit pa “e Veriut”.

Davkova ka mbrojtur dhe justifikuar përdorimin e emrit “Maqedoni” për vendin e saj, edhe pse kjo është cilësuar nga pala greke si shkelje e Marrëveshjes së Prespës.

Gjatë Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore të mbajtur në Maqedoni, ajo u shpreh se nuk mendon se po shkel Kushtetutën me këtë veprim, ndërsa theksoi se në çdo dokument shkruhet emri kushtetues, pra ai i Maqedonisë së Veriut,

Presidentja maqedonase theksoi rëndësinë e të drejtës së shprehjes së mendimit të lirë, gjë që sipas saj nuk bie ndesh me Kushtetutën apo të drejtën ndërkombëtare.

 “Nuk mendoj se po shkel Kushtetutën siç e shihni ju, nuk mendoj se mospërdorimi i emrit kushtetues siç e shihni ju mund të shkaktojë probleme. Fillimisht, më lejoni t’ju kujtoj – si dokumentet e mia, ato që unë firmos dhe ato që posedoj, qoftë pasaporta apo letërnjoftimi, të gjitha dokumentet që dalin nga kabineti, siç e shihni, janë kushtetuese.Është e vërtetë që çdo fjalim i bërë nga politikanët apo ata në pozita të autoritetit shihet si një akt zyrtar, por ashtu si secili prej nesh ka dy fytyra – një zyrtare dhe tjetrën. E ritheksoj se që nga koha e Sokratit e deri në ditët e sotme, unë si qenie njerëzore kam të drejtë të shprehem ashtu siç shprehem, brenda parametrave të lirisë së mendimit dhe shprehjes së lirë të mendimit. Nuk besoj se kjo bie ndesh me Kushtetutën apo të drejtën ndërkombëtare”, tha ajo.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në bregdetin shqiptar, sipas jush janë: