Vjosa Osmani

Tezja presidente, që na thotë se ‘lufta e Ukrainës është lufta jonë’

26 Shkurt 2023, 08:09| Përditesimi: 26 Shkurt 2023, 08:10

  • Share

Tezja presidente tha se ‘lufta e Ukrainës është lufta jonë’! Jo teze. Lufta jote po shihet. U bëre presidente duke i mohuar ushtarët e UÇK-së (duke e përdorur Rugovën për së vdekuri dhe duke i mashtruar ata që të mbështetën: herë Sejdiun e herë Mustafën).

E tash si presidente po punëson familjen në institucione: kaq ideale të larta ke pasur ti. S’të vjen inat: jo që je e poshtër, por që je banale! Se të jesh ‘e poshtër’ e të mos vërehesh – është marifet.

Hajde villain, e kuptoj, por nuk e kuptoj pse njeriu normal e shkatërron karrierën e vet për një, ose më shumë teze… Nuk është e mundur ta duash tezen aq shumë, sa të turpërohesh publikisht për të… Por, askush nuk e shkatërron veten për teze, por për paret që i menaxhon tezja.

Tezja është pare. Komandantja e Ministrisë së Bujqësisë…

P.S. Thjesht, marrëzi: Ta blesh me pushtet – dështimin…ta blesh me t’njofshëm – turpin.

(Vërejtje: Di edhe më zi – por s’po dua).

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?