Sport

Teuta-Dinamo bëjnë paqe në Rrogozhinë! Kastrioti merr pikën e parë në kampionat, barazon kundër Tiranës

25 Shtator 2021, 15:49| Përditesimi: 25 Shtator 2021, 17:07

  • Share

Pritej me shumë interes, por ndeshja hapëse e javës së 3 të Superligës mes Teutës dhe Dinamos është mbyllur me shifrat e bardha 0-0. Sfida që u zhvillua në stadiumin e Rrogozhinës u tentua për t’u fituar më shumë nga kampionët në fuqi të Teutës, por në asnjë rast nuk e ndëshkuan dot nëndetësen.

Sakaq edhe sfida tjetër e ditës së shtunës mes Kastriotit dhe Tiranës u mbyll me shifrat 1-1. Në Kamzë të parët që kaluan në avantazh ishin krutanët me penallti të akorduar me VAR, ndërsa në pjesë e dytë për Tiranën barazoi Taulant Seferi.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?