Teuta zhyt Partizanin në krizë. Tirana marshon me fitoret, Vllaznia asist për bardheblutë

4 Mars 2020, 19:11| Përditesimi: 4 Mars 2020, 20:18

  • Share

Partizani është zhytur sërish në krizë pasi të kuqtë nuk kanë arritur të ngrenë kokë pas humbjes në derbi 5-1 me Tiranën. Sot, kampionët në fuqi, janë mposhtur 0-1 nga Teuta në Selman Stërmasi për llogari të javës së 25 të Superligës. Në kryeqytet të besuarit e Sormanit pastën mundësinë të merrnin avantazhin në pjesën e parë, por atë që se bënë ata, e bëri Teuta në pjesën e dytë, duke realizuar me Kallakun dhe duke marrë tre pikët.

Kjo ishte humbje e dytë radhazi për Partizanin në kampionat, ndërsa para këtyre dy javëve ka barazuar edhe me Bylisin në Air Albania.

Ndërkohë Tirana vijon të marshojë drejt titullit kampion pasi kjo javë i ka buzëqeshur sërish. Bardheblutë kanë fituar 0-2 takimin e tyre kundër Flamurtarit falë një autogoli dhe realizimit të Kobinah.  24 herë kampionët e Shqipërisë kanë rritur edhe diferencën me ndjekësit pasi Kukësi ka barazuar pa gola në Elbasan Arena kundër Vllaznisë.

Një debutim me një pikë për trajnerin Orges Shehi, që me verilindorët u zyrtarizua vetëm ditën e hënë pas shkarkimit të Shpëtim Duro-s. Ndërkohë në Korçë Skënderbeu ka vijuar me rezultatet mbresëlënëse të 2020 pasi edhe sot ia ka dalë të marrë tre pikët me shifrat 2-0 kundër Luftëtarit. Golat për ekipin e drejtuar nga Ilir Daja u realizuan nga Mensah dhe Jashanica. Sakaq po sot, por disa orë më parë, Laçi ka mposhtur me shifrat 2-1 Bylisin, skuadrën që këtë vit ende nuk e ka njohur fitoren e parë.

Pas 25 javësh kampionat Tirana udhëheq Superligën me 50 pikë, 6 më shumë se Kukësi ndjekës. Në vendin e tretë renditet Laçi, ndërsa pas tij vijnë Teuta dhe Partizani.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ultras Guerrils: 04/03/2020 21:53

    Shpetim Duron e shkarkuan per nje barazim kurse italiani dy here e ka drejtuar Partizanin gati sa se nxorri nga Superliga humbi derbin me rezultatin me te thelle ne historine 76 vjecare te klubit dhe perseri ka moral qe ta drejtoje Partizanin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?