Teuta rihap çështjen titull, Tirana humbet pas 6 muajsh në Superligë! Skënderbeu 'paqe' me Laçin

16 Qershor 2020, 09:56| Përditesimi: 16 Qershor 2020, 12:52

  • Share

Pas gati 6 muajsh Tirana ka marrë humbjen e parë në Superligë, duke vënë në dyshim edhe titullin kampion. Bardheblutë janë mposhtur në transfertën e Durrësit 1-0 nga Teuta, e cila merr një trepikësh shumë të vlefshëm për Kupat e Europës. Goli që vendosi takimin u realizua në minutën e 26 nga Emiliano Vila, ndërsa pavarësisht përpjekjeve të Tiranës bardheblutë nuk ia dolën të linin shenjën e tyre.

Si rrjedhojë diferenca me Kukësin ndjekës 7 javë para përfundimit të kampionatit shkon në 6 pikë, pasi verilindorët fituan me rezultatin 4-1 ndaj Flamurtarit, skuadër tashmë e rënë nga kategoria. Në Elbasan Arena golat për Kukësin e Shehit u realizuan nga Abazaj dhe ‘tripletë’ e Shkurtaj.

Në Shkodër Vllaznia ka ndarë pikët me Bylisin, pasi 90 minutat u mbyllën me shifrat 2-2. Në këtë takim pati frikë për jetën e futbollistit Hadroj, që mbeti pak çaste pa ndienja pas një përplasje kokë me kokë me kundërshtarin. Gjithsesi në fund pati pakënaqësi për arbitrimin nga trajneri i Vllaznisë.

Sakaq takimi tjetër i ditës së hënë mes Skënderbeut dhe Laçit u mbyll me shifrat 1-1. Ndërkohë që të dielën Partizani shpartalloi 8-1 Luftëtarin, po ashtu të rënë nga kategoria.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?