Presidenti Ilir Meta në stadium

Teuta kalon turin në Europa League/ Meta nga stadiumi: Performancë mbreslënëse dhe premtuese

27 Gusht 2020, 18:58| Përditesimi: 27 Gusht 2020, 19:03

  • Share

DURRËS- Presidenti Ilir Meta, një tifoz i futbollit, ka shijuar "live" fitoren e Teutës përballë izraelitëve të Beitar Jerusalem.

Ai ka ndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale nga stadiuni "Niko Dovana" teksa ka dhe një urim për "Djemtë e Detit".

"I lumtur të shijoja fitoren dhe kualifikimin e merituar të Teutës sot! Urime për këtë performancë mbreslënëse dhe premtuese", shkruan Meta.

Një gol në minutën e 6 dhe një tjetër në të 87-ën i ka dha kualifikimin historik Teutës në turin e dytë eliminator të Europa League. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?