Sport

Teuta e nis si kampione falë një gafe, Partizanin nuk e shpëton as VAR-i

10 Shtator 2021, 21:55| Përditesimi: 10 Shtator 2021, 22:58

  • Share

ELBASAN- Kampionia në fuqi e Superligës, Teuta e ka nisur me fitore sezonin e ri, pasi në Elbasan Arena ka mposhtur me rezultatin 1-0 Partizanin.

Ndeshjen e parë të këtij sezoni e vendosi Gorgiev në minutën e 18’ pas një gafe të portierit Alban Hoxha. Mundësia më e mirë e Partizanit për të barazuar ishte në pjesën e dytë, por penalltia e akorduar me VAR nuk u ekzekutua saktë nga Junior. Braziliani penalltinë e gjuajti jashtë.

Kjo ishte hera e parë dhe e vetme që VAR ndërhyri në ketë sfidë, që është edhe risia e këtij sezoni.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?