‘Tetori Rozë’, Rama apel grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë, parandaloni surprizat e padëshiruara

2 Tetor 2023, 09:25| Përditesimi: 2 Tetor 2023, 09:27

  • Share

Në kuadër të muajit të sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje grave dhe vajzave që të kujdesen për veten duke bërë mamografinë.

Nëprmjet një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u bën apel që të kryejnë kontrollet mjekësore për të parandaluar këtë sëmundje.

“Me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë, si dhe një kujtesë për të gjitha familjet për t’u përkujdesur ndaj nënave, grave, motrave e vajzave që të kryejnë kontrollet mjekësore për të parandaluar surpriza të padëshiruara shëndetësore, ju uroj një javë të mbarë”.

Tetori konsiderohet si muaji rozë për ndërgjegjësimin në luftën kundër kancerit të gjirit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • moza: 02/10/2023 13:39

    bejini o gra mos e lini masdore

    Përgjigju
  • Albana: 02/10/2023 13:13

    Shpresoj te bejne sa me shume kontrrolle pasi eshte me e mira per shendetin e tyre

    Përgjigju
  • Morina: 02/10/2023 11:38

    Me mir ta parandolosh nje semundje se sa ta trajtosh ate

    Përgjigju
  • Ina: 02/10/2023 10:25

    Tetori Roze muaji i grave per ndergjegjsimin ne luften e kancerit te gjirit

    Përgjigju
  • Klea: 02/10/2023 10:23

    Fale kontrollit grate mund te pergatiten per nje situate jo te mire dhe te kurohen ne kohe

    Përgjigju
  • Ema: 02/10/2023 10:21

    Tetori roze muaji i grave per te bere kontrollet e nevojshme per veten e tyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?