Tetori rozë/ Mjekja në Vlorë: Gratë kanë turp, s’bëjnë kontrolle për gjirin

22 Tetor 2020, 18:32| Përditesimi: 22 Tetor 2020, 18:37

  • Share

VLORË- Në qytetin e Vlorës gratë vijojnë të kenë turp dhe të shmangin kontrollet për kancerin e gjirit. Mjeka onkologe, Juljana Cuni thotë se numri vizitave nga gratë dhe vajzat e këtij qyteti është mjaft i ulët. Kjo problematikë sipas Cunit, më tepër vihet re në zonat ruale.

“Jemi në muajin rozë që është muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Është muaji që të gjitha gratë dhe vajzat bëjnë ekzaminime. Në fakt ekzaminimet nuk duhet të mbesin vetëm në këtë muaj po r të shtrihen gjatë gjithë ditëve të vitit. Ka një ulje të numrit të vizitave sepse është frika e pandemisë. Është akoma ajo ndrojtja, frika për të shkuar tek mjeku për të bërë ekzaminime të mëtejshme për të zbuluar sëmundjen dhe pranuar sëmundjen që ke dhe mënyrat e reja të kurimit”, tha mjekja onkologe Juljana Cuni.

Mjekja bën thirrje për më shumë ndërgjegjësim për zbulimin dhe trajtimin e hershëm si dhe kujdesin për parandalimin e kësaj sëmundje, pasi nëse nuk tregohet vëmendja e duhur, pasojat do të jenë mjaft të rënda.

“Dua të ju bëj thirrje të gjitha grave që kanë radhën e kontrolleve rutinë që mos ta neglizhojnë dhe mos heqin dorë. Sepse kanceri i gjirit nëse zbulohet në stadet e hershme ka një përqindje të lartë shërimi. Pavarësisht kushteve në të cilat jemi duke respektuar të gjitha rregullat mund ti lejoje të gjitha gratë që të bëjnë ekzaminime”, shtoi mjekja.  

Prej 1janarit numri i vizitave në kabinetin e Onkologisë në Vlorë është rreth 870, nga të cilat 30 gra kanë rezultuar të prekura me sëmundjen e kancerit të gjirit.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?