Foto ilustruese

Tetori nis me import energjie, KESH blen 5 mln euro energji për një javë

2 Tetor 2023, 18:00| Përditesimi: 2 Tetor 2023, 18:04

  • Share

Prodhimi i energjisë në vend nuk është i mjaftueshëm për të garantuar furnizim pa ndërprerje në të gjithë vendin. Për këtë arsye Korporata Elektroenergjetike e ka nisur muajin me import energjie. Në ankandin e zhvilluar KESH ka blerë 50.400 megavat energji, për datat 2 tetor-8 tetor. 

Nga të dhënat e ankandit janë blerë 33.600 megavat energji me çmim mesatar 102,52 euro/MWH, e përkthyer në vlerë monetare 3,444,672 euro. Janë blerë 6.300 megavat me çmim mesatar 98.13 euro megavat ose 618,219 euro, si dhe janë blerë me vlerë 895,650 euro 10.500 megavat të tjera.

Në total KESH për të garantuar furnizim me energji për një javë ka shpenzuar rreth 5 milionë euro. Ankandet e importit të energjisë për këtë vit kanë nisur në fund të muajit korrik, dhe deri më tani është importuar energji me vlerë afro 39 milionë euro. 

Vendi vijon të jetë në emergjencë për furnizimin me energji elektrike deri në fund të viti si pasojë e krizës që kulmoi në vitin e kaluar ku çmimi i një megavati kapërceu në mbi 1000 euro. 

Ndërsa këtë vit çmimet në bursën (HUPX) kanë zbritur në shifrat e para krizës së energjisë, ku një megavat mund të blihet në ditë të caktuara edhe me 50 euro, por përsëri situata është e pa-stabilizuar për shkak të luftës në Ukrainë dhe pasigurisë që ekziston për garantimin e sasive të gazit në Evropë.

 

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?