‘Tetori i Letërsisë’ mbledh intelektualë në aktivitetin dedikuar shkrimtares Majlinda Rama! Studiuesit: Emër që tejkalon lexuesin fierak

26 Tetor 2022, 17:25| Përditesimi: 26 Tetor 2022, 17:41

  • Share

Autorë e më shumë se 20 librave dhe fituese e dhjetëra çmimeve shkrimtarja Majlinda Rama bëri bashkë në Fier personalitete të fushës së studimeve, botimeve shkrimtarë dhe intelektualë.

“ Një nga emrat që tashmë e kalon hapësirën e Fierit dhe komunikon me lexuesin e gjerë. Krijimtaria e saj është një shtegtim në prozë,  në poezi, studime e në kritikë.- tha studiuesi Behar Gjoka.

”Karakteristikë për Majlindën në mendimin tim është se është nga ato autore shqiptare që prek temat më të thella sociale”- tha poetja Natasha Lako

Për Drejtoreshën e Qendrës së librit dhe leximit, Alda Bardhyli, Majlinda bën pjesë tek shkrimtarët e brezit të ri, që bazë të krijimtarisë së tyre kanë mendimin e thellë.

 “ Vargu i saj është një lloj çlirimi që ndjehet hershëm që në vargjet e saj të para, një poezi e çliruar e pa komplekse. Një poezi që shënon një nivel të lartë të poezisë bashkëkohore shqipe’- tha Alda Bardhyli

Vetë shkrimtarja konsideroi aktivitete të tilla një mundësi të mirë për të afruar brezat me kulturën e artit dhe librit.

‘I kam dhënë qytetit të Fierit 20 vitet më vilate të jetës sime. Janë shumë për të kuptuar dhe përjetuar qytetin në të gjithë dimensionet e veta.’- tha Majlinda Rama.

Majlinda Rama është autore e shumë librave me  poezi, ese, studime, kritikë letrare, romane e novela, ku spikat vëllimi “Lirikë me dhimbje” dhe romani “perandorët”.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?