Tetori i kancerit të gjirit, 458 mijë vdekje në vit! Covid vështirëson diagnostikimin

1 Tetor 2020, 15:20| Përditesimi: 1 Tetor 2020, 16:57

  • Share

Diagnostikimi dhe trajtimi në kohë i kancerit të gjirit është një nga kushtet kryesore për ta luftuar, por prej muajsh për shkak të krizës nga Covid-19 , të sëmurët po hasin vështirësi për të caktuar takimet me mjekët .

Në një studim të organizatës “Breast Cancer Now”,  gati një milion gra në Mbretërinë e Bashkuar kanë humbur ose iu janë shtyrë kontrollet në gji, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Organizata vlerëson se 986,000 gra në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar e kanë humbur  mundësinë për të bërë mamografinë, pasi për këto shërbime gjatë muajve të parë të pandemisë kishte ndalje të takimeve. Edhe pse vizitat rinisën  distancimet sociale e zvogëluan kapacitetin e tyre.

Sipas të gjitha studimeve diagnostikimet e vona e bëjnë më të vështirë trajtimin e sëmundjes.

Llogaritjet e organizatës “Breast Cancer Noë” bazohen në numrin mesatar të grave që kontrollohen brenda një muaji dhe kohën sa ka zgjatur pauza e programeve të skanimit në çdo pjesë të Mbretërisë së Bashkuar.

Sot nis edhe muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, i shënuar në vende të botës çdo tetor, që ndihmon në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjes për ndërgjegjësimin, zbulimin dhe trajtimin e hershëm të kësaj sëmundjeje, OBSH ngre sërish alarmin.

Sipas të dhënave të OBSH-së  çdo vit regjistrohen 1.38 milion raste të reja dhe 458 000 vdekje nga kjo sëmundje.  Shumica e vdekjeve ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku shumica e grave diagnostikohen në fazat e avancuara për shkak të mungesës së vetëdijes dhe të ardhurave.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?