Testimet e raketave, SHBA i tregon forcën Koresë së Veriut, lëshon avionin hipersonik në stërvitjen me Korenë e Jugut! Pheniani: U përgjigjemi me kundërsulm

5 Nëntor 2022, 17:55| Përditesimi: 5 Nëntor 2022, 17:59

  • Share

Të paktën një avion B-1B mori pjesë në stërvitjen e përbashkët të forcave ajrore SHBA-Kore e Jugut, thotë Seuli, duke vënë në dukje se Koreja e Veriut lëshoi përsëri 4 raketa balistike. Shtetet e Bashkuara fluturuan me një bombardues supersonik mbi aleatin Korenë e Jugut si pjesë e një stërvitjeje të madhe ajrore të kombinuar që përfshin qindra avionë luftarakë, në një shfaqje force që synonte të frikësonte Korenë e Veriut.

Stërvitja që përfshin rreth 240 avionë luftarakë, duke përfshirë edhe disa të avancuar ka shkaktuar zemëratën e Koresë së Veriut.

Veriu këtë javë lëshoi dhjetëra raketa në det, duke përfshirë një raketë balistike ndërkontinentale që shkaktoi paralajmërime evakuimi në Japoninë veriore dhe fluturoi avionët e saj luftarakë brenda territorit të saj.

Pheniani tha se Koreja e Veriut do t'i përgjigjet me "kundërveprimin më të ashpër" çdo përpjekjeje të "forcave armiqësore" për të cenuar sovranitetin e saj ose interesat e sigurisë.

Aleatët kanë rifilluar stërvitjen në shkallë të gjerë këtë vit, pasi Koreja e Veriut e përshpejtoi testimin e armëve me një ritëm rekord.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?