Testi fizik për 400 studentët për Patrullë të Përgjithshme, Veliu 'kontroll' blic (VIDEO)

3 Tetor 2020, 22:45| Përditesimi: 4 Tetor 2020, 09:14

  • Share

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqëruar nga Zv/Drejtori i Përgjithshëm Albert Dervishaj dhe nga Drejtori i Akademisë së Sigurisë Bilbil Memaj, mesditën e sotme inspektoi zbatimin e procedurave standarde gjatë zhvillimit të konkurrimit në testin fizik, për 400 studentë për Patrullë të Përgjithshme.

Drejtori i Kolegjit të Policisë  në Akademinë e Sigurisë Ylli Vasili ka informuar Drejtorin e Përgjithshëm mbi ecurinë e këtij procesi dhe për zbatimin me rigorozitet të procedurave në përzgjedhjen transparente dhe të qartë për çdo kandidat.

Drejtor Veliu ka bashkëbiseduar me konkurrentët dhe iu ka uruar atyre suksese, si dhe ka ndjekur për rreth 1 orë disa nga ushtrimet që janë pjesë e konkurrimit.

Konkurrimi dhe klasifikimi i pikëve bëhet në bazë të qarqeve dhe kuotave të lira që ka çdo qark për punonjës policie.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • jani: 03/10/2020 23:38

    veliu eshte ai loqia me uniforme qe ka vene rama dr te pr te po

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?