Test pa 'xixa' mes Vllaznisë dhe Apolonisë, por ndeshja ndiqet nga shumë tifozë (VIDEO)

21 Shtator 2020, 10:53| Përditesimi: 21 Shtator 2020, 12:18

  • Share

Vllaznia e Toms Brdaric dhe Apolonia kanë zhvilluar të dielën pasditë një test miqësor, për të shuar dyshimet e fundit që trajnerët kanë në prag të fillimit të sezonit. Skuadrat, sidomos ekipi shkodran, kanë bërë shumë ndërhyrje në merkato dhe formacioni në fushë ishte pothuajse i tjetërsuar nga ai i sezonit të kaluar.

90 minutat krijuan shumë pak raste dhe për këtë arsye 90 minutat u mbyllën me rezultatin e bardhë 0-0. Gjithsesi pas ndeshjes trajneri i shkodranëve Toms Brdaric ishtë i kënaqur nga ajo që dha skuadra:

“Jam i kënaqur me atë që skuadra tregoi në fushë. Tani i kemi plotësuar të gjitha pozicionet me nga dy lojtarë. Patëm shumë momente të mira në këtë takim dhe më pëlqeu, por nuk kishim finalizimin e duhur.”

Ajo që bëri më shumë përshtypje në këtë sfidë ishin tifozët e shumtë që e ndoqën. Pavarësisht se me rregulla nuk lejohet, në tribunën e Loro Boriçit kishte mjaft mbështetës të kuqebluve.

Përsa i përket miqësoreve Vllaznia deri më tani ka humbur 2-1 me Tiranën, ka fituar 1-0 ndaj Teutës dhe ka barazuar 1-1 me Pogradecin.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 21/09/2020 12:04

    Dhe themi pse ka rritje te infektuarce me covid 19 .Nuk zbatojne madat mbrojtese se jane kunder vendimeve te qeverise ,qe my ndohet te mbroje popullin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?