Test nëpunësve, kush vlerësohet 
  “jokënaqshëm” ikën nga puna

17 Dhjetor 2015, 07:45| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Punonjësit e administratës civle do t’i nënshtrohen testimit të njohurive, gjë që mund t’u kushtojë edhe vendin e punës në rast se marrin vlerësimin “jokënaqshëm”. Këshilli i Ministrave ka përcaktuar procedurat e vlerësimit të nëpunësve civilë, për përfitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë.

Procesi i përfitimit dhe përditësimit të njohurive shtesë synon aftësimin e nëpunësve civilë dhe pajisjen e tyre me njohuritë shtesë të nevojshme, sipas funksioneve dhe fushës ku ata veprojnë, me qëllim ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe të punës në institucionet e administratës publike, pjesë e shërbimit civil. “Objektivat kryesorë të këtij procesi janë: Përcaktimi i përshtatshmërisë së nëpunësit civil me pozicionin e punës që ai mban;

Zbulimi i aftësive të tij/saj për zhvillimin profesional; Përcaktimi i nevojave për trajnime shtesë”, thekson Këshilli i Ministrave në Vendimin e Miratuar dje.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?