Test droge dhe për agjentët e AMP-së! Kush refuzon, përjashtohet automatikisht! Paralajmërimi: Kujdes me rrjetet sociale

7 Shtator 2022, 10:34| Përditesimi: 7 Shtator 2022, 11:56

  • Share

TIRANË- Qeveria miraton rregulloren e funksionimit të Agjensisë së Mbikëqyrjes policore. Sipas kësaj rregullore, testit të drogës do t’i nënshtrohet dhe agjentët e AMP-së.

Kush refuzon të bëj testin e drogës automatikisht përjashtohet.

Me rregulloren e miratuar pas hyrjes në fuqi të ligjit për Agjencisë e Mbikëqyrjes Policore e cila tani drejtohet nga Ardi Veliu stafit të AMP-së i kërkohet të jenë të kujdesshëm edhe në përdorimin e rrjeteve sociale duke treguar integritet përgjegjshmëri.

"Punonjësi i Agjencisë nuk duhet të japë leksione, të marrë pjesë në ndonjë diskutim publik, ose në ndonjë program televiziv apo radiofonik, të prononcohet apo botojë në median e shkruar, të bëjë postime në rrjete sociale, mbi çështje që lidhen me punën e Agjencisë, pa miratimin paraprak të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë. Punonjësit që autorizohen për paraqitjen në median vizive, duhet të jenë me veshje zyrtare",  thuhet në rregullore. 

Rregullorja e mbikëqyrjes policore prej datës 2 shtator 2022 ka hyrë në fuqi pasi është publikuar në fletoren zyrtare.Testit të drogës me përzgjedhje iu nënshtrua edhe trupa e Policisë së Shtetit proces i cili vazhdon ende.

Rregulloja e botuar në Fletoren Zyrtare

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Liku: 07/09/2022 11:50

    Testi droges eshte bere dhe disa police dolen pozitiv dhe u justifikua qe konsumojne medikamente

    Përgjigju
    • Agjenti: 07/09/2022 12:06

      Po normal o burr kush ka mik ene lek e mbulon te tjeret i rrofshin normat

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?