Terrorizoi qytetarët në mes të sheshit Skënderbej ditën e zgjedhjeve të 25 prillit, 2 vite burg për Arben Memën

10 Mars 2022, 12:18| Përditesimi: 10 Mars 2022, 12:53

  • Share

2 vite burg për Arben Memën, të riun i cili terrorizoi me makinë qytetarët në Sheshin "Skënderbej" ditën e zgjedhjeve të 25 prillit 2021. I droguar i riu rrezikoi jetën e 5 qytetarëve. Gjykata gjithashtu ka vendosur edhe 2 vite heqjen e patentës.  

Ngjarja fillimisht u dyshua si akt terrorist ditën e zgjedhje. Nga hetime e dënuar për drejtim mjeti ne gjendje te dehur. Pasi ka rezultuar thjesht i droguar dhe pa lidhje me terrorizmin apo radikalizëm.

Kujtojmë se në dëshminë e tij, Mema ka deklaruar se manovrat me makinë nuk i ka bërë me të keq dhe se i është kthyer makina sa majtas, djathtas.

Mema rezultoi në gjendje të dehur dhe i droguar, pasi në automjet pas ngajrjes u gjetën edhe disa doza lënde narkotike, ndërsa para se të futej në shesh, ai ka përplasur edhe disa automjete të tjera.

Fatmirësisht ngjarja u neutralizua në kohë pa shkaktuar pasoja falë 22-vjeçarit hero Klodian Elqeni, i cili bëri një veprim të jashtëzakonshëm duke iu afruar automjetit të agresorit dhe e goditi atë me shqelm në fytyrë, ndërsa tha për mediat se e bëri këtë veprim pasi mendoi se bëhej fjalë për një akt terrorist.

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gripi: 10/03/2022 19:41

    Po ce deshet? Me mire ta kishit nxjerre te pafajshem se e denuat kaq pak. Kete do merrni ne qafe se do vazhdoje prape drogen dhe do iki per lesh. Me mire brenda nja 5 vite mbase pastrohej per veten e tij dhe per familjen. Gjykata keshtu inkurajon njerezit e kesaj kategorie. Urojme qe ne kete menyre te vrase ndonje te aferm te gjyqtarit ose prokurorit dhe jo njerez te pafajshem.

    Përgjigju
  • Ligji ligji: 10/03/2022 13:06

    Denim qesharak,hajde gjyqtar hajde

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?