Arben Mema në gjykatë

Kronikë

Terrorizoi qytetarët me makinë te Sheshi "Skënderbej" ditën e zgjedhjeve, Apeli lë në burg Arben Memën

17 Maj 2021, 11:22| Përditesimi: 17 Maj 2021, 11:25

  • Share

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Arben Memën, të riun i cili terrorizoi me makinë qytetarët në Sheshin "Skënderbej" ditën e zgjedhjeve. Mema apeloi vendimin e Gjykatës së Tiranës, që e la në burg, duke kërkuar lirinë, por kjo kërkesë e tij nuk u pranua nga Gjykata e Apelit.

Kujtojmë se në dëshminë e tij, Mema ka deklaruar se manovrat me makinë nuk i ka bërë me të keq dhe se i është kthyer makina sa majtas, djathtas.

Mema rezultpoi në gjendje të dehur dhe i droguar, pasi në automjet pas ngajrjes u gjetën edhe disa doza lënde narkotike, ndërsa para se të futej në shesh, ai ka përplasur edhe disa automjete të tjera.

Fatmirësisht ngjarja u neutralizua në kohë pa shkaktuar pasoja falë 22-vjeçarit Klodian Elqeni, i cili bëri një veprim heroik duke iu afruar automjetit të agresorit dhe e goditi atë me shqelm në fytyrë, ndërsa tha për mediat se e bëri këtë veprim pasi mendoi se bëhej fjalë për një akt terrorist.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?